Mësoni cilat pije nuk duhet të porosisni kurrë për të shmangur kontaktin e rrezikshëm me bakteret. Me këtë nuk nënkuptojmë që herën tjetër që të uleni në një kafene duhet të merrni me vete produktet tuaja të higjienës, por thjesht duhet të mësoni se cilat pije nuk duhet të porosisni në mënyrë që të shmangni kontaktin e rrezikshëm me bakteret.
Një studim tregoi se pija që të gjithë porosisim përmban më shumë baktere, dhe ajo është një gotë ujë ose lëng i gazuar me një fetë limoni. Studiuesit testuan 76 feta limoni nga 21 restorante dhe zbuluan se 70 për qind, ose 53 feta, ishin të infektuara me baktere.
Edhe pse ky nuk është hulumtimi më gjithëpërfshirës për këtë temë, mund ta shihni vetë se feta e limonit që merrni në gotë tashmë është prerë paraprakisht dhe se këto fruta mbahen në enë plastike në temperaturën e dhomës, mjedis ideal për bakteret.
Hulumtimet nuk kanë zbuluar qartë burimin e këtyre baktereve, por kanë zbuluar se këto baktere nuk mund të mbijetojnë dhe të shumohen në pijet alkoolike./FrontOnline/