×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pija natyrale që ju shpëton nga kolla e thatë

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Kolla, veçanërisht kolla e thatë ështe shumë e sikletshme. Ajo është irrituese për fytin.

    Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit.

    Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup me katër përbërës që shëron kollën e thatë.
    Si të largoni kollën në mënyrë natyrale

    Për t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme.

    Përbërësit:

    1 lugë çaji me shafran pluhur

    3 limonë

    3-4 cm xhenxhefil në copa

    2-3 lugë çaji mjaltë

    Përgatitja

    Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser. Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser. Më pas shtoni shafranin e indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer.

    Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në nje gotë ujë të ngrohtë. Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

    Vlerat e përbërësve të pijes kundër kollës së thatë

    Sipas të dhënave të Agroweb, xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit. Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin. Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes. Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës, ai qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.

    Kolla nga e ftohura ose bronshiti janë të zakonshme dhe largohen vetë. Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.

    Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.