×
  • Lajme
  • Lajme

    Picula: Vuçiq do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës, por shpenzoi kreditë me sul*min në Banjskë

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picula, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës”, por se nuk mund ta bëjë këtë për momentin sepse, siç thotë ai, “i ka shpenzuar të gjitha kreditet e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjskë në vitin 2023”.

    Në një intervistë për median kroate “Jutarnji list”, Picula thekson se strategjia aktuale e Vuçiqit ka në synim destabilizimin, por pa përdorimin e drejtpërdrejtë të forcës.

    “Vuçiq tani do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës, por ai i shpenzoi të gjitha kreditë e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjska në vitin 2023, kur u vra një polic i Kosovës”, tha Picula, duke komentuar situatën e sigurisë në rajon.

    Picula, i cili vjen nga Kroacia, vlerëson se çdo destabilizim i mundshëm në Kosovë tani do t’i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit dhe për këtë arsye ai është më i fokusuar në tensionet e brendshme politike dhe në “provokimet ndaj Kroacisë”.

    “Vuçiq po përdor BE-në si bankomat. Qytetarët serbë janë të ekspozuar ndaj një narrative që favorizon lidhjet vëllazërore dhe miqësore me Pekinin dhe Moskën, ndërsa Perëndimi dhe BE-ja janë demonizuar. Nëse nesër organizohet një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, nuk duhet pritur një rezultat spektakolar”, tha Picula. /Express/

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilën këkron...
    Lajme30 Maj 2025
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar dy luftëtarë të lirisë, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku...
    Lajme30 Maj 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit...
    Të tjera
    Kronika30 Maj 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës. Ai...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët dhe martirët e Deçanit, në Ditën e përkujtimit të...
    Lajme30 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot betejën ligjore, përmes një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me...
    Kronika30 Maj 2025
    Dy persona janë zhdukur në Kosovë. Një burrë nga Lipjani është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij. Ndërkohë një...
    Lajme30 Maj 2025
    Komunat e Kosovës po përballen me një rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore. Gjatë periudhës 2022-2024, komunat kanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.