Pica me fruta deti është kombinim fantastik mesdhetar, i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm. Përmban sasi të ulëta të yndyrnave të ngopura dhe është burim i mirë i proteinave, vitaminës B12, vitaminës C dhe manganit. Përgatisni një gatim special për të ftuarit tuaj në pak minuta dhe shoqërojeni me një gotë verë të bardhë.
Brumë pice
Salcë domate
50 gr midhje
50 gr kallamarë
100 gr karkaleca
1 spec djegës
1 domate
50 gr ullinj të zinj pa bërthamë
Disa gjethe borziloku
HAPI 1 Hapim brumin e picës dhe e vendosim në një tavë 30×40 cm.
HAPI 2 Shtrojmë salcën e domates, frutat e detit, specin djegës, ullinjtë, gjethet e borzilokut dhe domaten e prerë në kube.
HAPI 3 E vendosim në furrë dhe e pjekim për 15 minuta në 180 gradë.