Skuadra e Phoneix Suns ka shënuar fitoren e dytë serike (2-0) kundër Denver Nuggets me rezultat 123-98.
Përkundër humbjes, basketbollisti i mbrëmjes ishte serbi, Nikola Jokic me 24 pikë, 13 kërcime dhe 6 asistime.
Te Phoenix një paraqitje fantastike pati amerikani, Booker – i cili realizoi 18 pikë, bëri 10 kërcime dhe 2 asistime. Kurse bashkëlojtari i tij, Paul bëri 17 pikë, 5 kërcime dhe asistoi plotë 15 herë.
Kjo ishte fitorja e dytë e Phoenix në playoff, duke e cuar kështu rezultatin në 2 me 0.