×
  • Lajme
  • Lajme

    Phillips: Njohja e Kosovës nga Izraeli, sinjal pozitiv për shtetet mosnjohëse

    FrontOnline
    03 Shkurt 2021

    Eksperti Amerikan për politikat e Ballkanit, David Phillips po e cilëson si historike marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Izraelit.

    Sipas tij, kjo lëvizje nga Izraeli është mesazh për shtetet mos njohëse që ta ndërmarrin një veprim të tillë.

    Phillips për RTV Dukagjinin thotë se padyshim se ky akt është një hap historik. “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një hap historik. Nëse dikush nuk është i kënaqur me Marrëveshjen e Uashintonit e cila është e njëanshme ndaj Serbisë, zhvillimi i marrëdhënieve Kosovë- Izrael është një zhvillim pozitiv I cili sinjalizon mos njohësit se është koha për të thelluar bashkëpunimin e tyre me Kosovën”, ka thënë Philips.

    Phillips thotë se Izraeli mund të jetë një partner i mirë ekonomik i Kosovës.

    Marrë parasysh se liderët tjerë politikë në Kosovë e kishin mirëpritur vendosjen e raporteve me Izraelin, Phillips thotë se është shumë pozitive që edhe Albin Kurti ka përshëndetur këtë marrëveshje.

    “Unë isha I lumtur kur pashë figura kryesore politike të Kosovës që mbështesnin marrëdhëniet Kosovë-Izrael. Cicërima e Albin Kurtit që miraton normalizimin e marrëdhënieve, ishte veçanërisht e mirëpritur”, ka shtuar ai.

    Eksperti Amerikan për politikat e Ballkanit e kupton edhe zemërimin që vjen nga Ankaraja sa i përket vendosjes së ambasadës nga Kosova në Jerusalem.

    Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

    Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.