Tenderi është pezulluar sot, ndërkaq në vendim thuhet se është bërë për shkak të një kërkese për rishqyrtim nga një Operator Ekonomik.
Vlera financiare e këtij tenderi ishte mbi 2.2 milion euro. Afati i sjelljes së porosisë ishte 24 orë, ndërkaq furnizimi do të bëhej në njësitë organizative të SHSKUK-së.
Ditëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i të infektuarve me COVID-19, me ç’rast është shtuar edhe nevoja për trajtim në spitale.