Toyota Motor Corp tha të martën se ka pezulluar operimet në të 14 fabrikat e saj të montimit në Japoni për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të prodhimit.
Sipas mediave të huaja, defekti po e pengon Toyota-n të porosisë komponentë dhe shkaku i tij është nën hetim, megjithëse “ka gjasa të mos jetë për shkak të një sulmi kibernetik”, tha një zëdhënës.
Toyota pezulloi 12 fabrika në tregun e saj vendas që nga mëngjesi i së martës dhe shtoi dy të fundit nga pasditja, tha zëdhënësi.
Ishte e paqartë se cila do të jetë sasia e humbjes nga ky “mosfunksionim”.
Prodhimi vendas i Toyota-s ishte në rimëkëmbje pas një sërë shkurtimesh të prodhimit për të cilën gjë ishte “fajësuar” mungesa e gjysmëpërçuesve.
Por prodhimi u rrit me 29% në janar-qershor, rritja e parë e tillë në dy vjet. /FrontOnline/