Në prill, sipas ‘Jato Analytics’, 1,029,008 makina të reja u shitën në 27 vendet e BE-s, që është 261 për qind më shumë se në prill 2020, por prapë 23% më e dobët se në prill 2019. Pjesa e automjeteve elektrike u rrit në 15 për qind, nga 11 për qind vitin e kaluar.
Sa i përket shitjeve sipas modelit, në vend të parë në prill ishte modeli Peugeot 208 me 18,387 njësi, në vendin e dytë është Peugeot 2008 me 18,328 njësi, dhe në vendin e tretë Volkswagen Golf me 17,763 njësi. Në top-dhjetëshen e modeleve më të shitur për muajin prill jan edhe Toyota Yaris 17.365 njësi, Volkswagen T-Roc 17.168, Opel / Vauxhall Corsa 16,934, Renault Clio 16,859, Fiat 500 15.771, Peugeot 3008 14,743, dhe Citroën C3 14.692 njësi./FrontOnline/