Periudha e fundvitit është një kohë kur ne përqafojmë me padurim frymën festive.
Edhe këtë rradhë me rastin e festave të fundvitit Petrol Company bashkë me këngëtarin e mirënjohur,
The Victor, zgjodhi Sos Fshatrat e Fëmijëve për të dhuruar dashuri e gëzim në zemrat e secilit që ishin të pranishëm aty.
Me kënaqësinë dhe me urimet më të bukura u dhuruan 50 dhurata në Sos Fshatra dhe 32 të tjera në Sos Kopsht duke krijuar një atmosferë emocioni e gëzimi të papërshkrueshëm teksa fëmijët shpalosnin dhuratat e tyre.
Kujdestaret e Sos Fshatrave shprehën mirënjohjen e përzemërt duke mikpritur ekipin e Petrol Company- së si në shtëpinë e tyre.
Kjo përpjekje ilustron fuqinë e vullnetit të mirë për t'i dhuruar lumturi të vegjëlve zemërbutë.