×
  • Lajme
  • Lajme

    Petrol Company Dhuron Pako Ushqimore për shumë familje

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Sot, Petrol Company ka realizuar një iniciativë të veçantë duke vizituar shumë shtëpi në kryeqytet dhe duke dhuruar pako ushqimore për shumë familje. Kjo nismë ka për qëllim të mbështesë familje duke u ofruar atyre mundësinë të përgatiten për festën e Bajramit me elementet bazike që u nevojiten për ta bërë këtë ditë më festive.

    Në një kohë kur shumë familje janë përballur me vështirësi ekonomike, veprime të tilla janë një kujtesë e rëndësishme se dashuria dhe mbështetja reciproke janë ato që na bëjnë më të fortë si shoqëri.

    Petrol Company ka shprehur dëshirën e saj për t’u ardhur në ndihmë komunitetit, duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe më të kujdesshme ndaj nevojave të individëve.

    “Është një kënaqësi e madhe të mund të ndihmojmë këto familje, veçanërisht gjatë periudhës së Ramazanit. Ne besojmë se një akt i vogël dashurie dhe mbështetjeje mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e dikujt”, u shpreh një përfaqësues i Petrol Company.

    “Kjo është vetëm një pjesë e angazhimit tonë ndaj komunitetit dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ku është e nevojshme!”.

    Kjo nuk është iniciativa e vetme nga Petrol Company, pasi që të ngjajshme ka bërë edhe ndër vite.

    Muaji i Ramazanit është një festë ku shpirti i bamirësisë nga çdokush është më i fortë. Këto iniciativa kanë ndihmuar që shumë familje të kenë mundësinë të festojnë duke ndjerë përkrahjen e komunitetit dhe të atyre që janë pranë tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Kosova është më e qetë sa i përket agjendave fetare por edhe agjendave të tjera. Sipas gazetarit të Klan Kosovës, Enis Reçica,...
    Lajme31 Mars 2025
    Udhëheqësja e Tubimit Kombëtar Francez, Marine Le Pen, është shpallur fajtore në rastin e përvetësimit të fondeve të Bashkimit Evropian. Udhëheqësja e...
    Lajme31 Mars 2025
    Shqiptarët bëjnë pjesë tek ajo pjesë e botës islamike më e moderuar. Kështu tha në Klan Kosova, historiani Azdren Shala. “Zakonisht në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Milorad Dodik, president i Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, është arratisur jashtë vendit që prej të hënës së kaluar. Ai udhëtoi...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pushimeve festive ekipi i mirëmbajtjes po punon për ta...
    Lajme31 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, derisa ishte në vendin e tij të punës. Policia njofton se viktima mashkull...
    Lajme31 Mars 2025
    Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar partinë në pushtet për zvarritje të qëllimshme të procesit të krijimit të...
    Lajme31 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.