Qëndrimi i SHBA-ve ndaj Kosovës është i njohur dhe nuk do të ndryshojë me ardhjen e administratës së re, Kosova është një shtet i pavarur për ta.
Kështu thotë drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq dhe shton se Serbia nuk është i njëjti shtet si më 2008 dhe se zëri i saj është dëgjuar tani, transmeton Klan Kosova.
Ai deklaroi për TV Pink se Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, por që edhe më parë ishin mentorë të pavarësisë së Kosovës dhe se kjo gjë nuk do të ndryshojë.