“Në vend se t’i jepte një listë me dëshira, më e dobishme për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit do të ishte nëse Hashim Thaçi do ta informonte të Dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak se kur do ta mundësojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, shkruan Tanjug.
Më tej ai shtoi duke thënë se “Thaçi duhej ta kishte bërë këtë, dhe jo t’i jepte një listë të fantazive rreth njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës së vetëshpallur OKB”.