×
  • Lajme
  • Lajme

    Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    19 Janar 2025

    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka vendosur që diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, të jetë përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Këtë post aktualisht e mban Mirosllav Lajçak.

    Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burime diplomatike në BE se emri i Sorensenit është dërguar për miratim edhe te vendet anëtare të bllokut.

    Kandidatura e tij do të jetë në rend dite në takimin e Komitetit politikë dhe të sigurisë së BE-së (PSC) ku janë përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare.

    Burimet diplomatike thanë se sipas praktikës nga e kaluara, konfirmimi i Sorensenit nga vendet anëtare do të jetë vetëm procedurë formale, pasi tashmë Kallas e ka zgjedhur atë si të dërguar të posaçëm për dialogun.

    Përfaqësuesit e posaçëm të BE-së emërohen nga kryediplomatja e bllokut, por emërimi i tyre duhet të konfirmohet edhe nga vendet anëtare në Këshill.

    Pritet që Sorensen të konfirmohet në postin e emisarit për dialog deri në fund të këtij muaji, në mënyrë që nga fillimi i shkurtit të nisë mandatin e tij.

    Të dërguarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.

    Sorensen nga Danimarka ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

    Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

    Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi. Në Ballkan, ai ka punuar edhe në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

    Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut.

    Burimet diplomatike në BE, i thanë Radios Evropa e Lirë që Sorensen pritet të jetë vetëm i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi dhe nuk do të ketë detyrime të tjera lidhur me Ballkanin Perëndimor, siç ka pasur paraardhësi i tij.

    Gjatë mandatit gati pesëvjeçar të Lajçakut, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

    Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e obligueshme për palët ka thënë blloku. BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit, duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane.

    Dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. Gjatë procesit janë arritur disa marrëveshje, por pak prej tyre janë zbatuar në terren./REL

    Nga Rubrika
    Lajme12 Mars 2025
    Një lis ka rënë sonte në një hapësirë të kryeqytetit, si shkak i motit të ligë. Për pasojë sipas transmetuesit publik të...
    Lajme12 Mars 2025
    Ekrem Hyseni i LDK’së thotë se sot nuk është sulmuar vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia. Sipas tij, vetëm brenda...
    Lajme12 Mars 2025
    Ushtarët e aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një lëshim...
    Të tjera
    Lajme12 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si alarmante deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovës, Mark Rutte. Haradinaj...
    Lajme12 Mars 2025
    Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti , lidhur me prodhimin e municioneve...
    Lajme12 Mars 2025
    Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistën ekskluzive për Rubikon, të parën pas publikimit të rezultateve, ka...
    Lajme12 Mars 2025
    Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka thënë se përkundër gatishmërisë së deputetit Elbert Krasniqi për ta mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit nuk...
    Bota/Rajoni12 Mars 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim 30-ditor, duke e paralajmëruar...
    Lajme12 Mars 2025
    Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, ka deklaruar  se Kosova ka mundësinë të prodhojë municione pas transformimit të Forcës së Sigurisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.