Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Ulpianës.
Lojtari është dërguar në QKUK dhe gjendja e tij tashmë është e mirë, shkruan FrontOnline.
Babai i Thesarit, Sejdiu e ka bërë të ditur lajmin në fjalë.
Postimi i plotë i tij:
“Ju njoftoje se gjendja e futbollistit ferizajas Thesar Ismajlit është shumë e mirë
Ju falenderoj të gjithëve për interesimin e juaj për Thesarin.
Faleminderit shumë .Respekte për gjithë juve!”.
Gjatë ndeshjes kishte edhe përleshje, ku tifozi goditi gjyqtarin pasi që nuk e kishte ndalur lojën./FrontOnline/