Një 12-vjeçar dhe personi që shërbente si guidë gjatë udhëtimit turistik, ranë pre e nj sulmi të tmerrshëm peshkaqeni në brigjet e Egjiptit në një destinacion të njohur turistik.
I mituri, nëna e tij dhe guida, ishin pjesë e një grupi prej gjashtë personash që u sulmuan nga peshkaqeni.
Grupi po notonte me një udhëzues lokal rreth gumës Ras Muhammud në Sharm-El-Sheikh kur tre nga grupi ranë pjesë e sulmit. Ata u deshën të ngjiteshin në një gumë koralore, por tre prej tyre u plagosën rëndë si pasojë e sulmit. I mituri humbi krahun e tij, pavarësisht përpjekjeve të kirurgëve.
Zyrtarët mbyllën zonën e Parkut Kombëtar Ras Mohammed ku ndodhi sulmi. Vitet e fundit ka pasur një varg sulmesh përgjatë asaj pjese të vijës bregdetare.
Në dhjetor 2010, një seri njerëzish u sulmuan nga peshkaqenët në ujëra të cekëta në Sharm-El-Sheikh.