Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja i ka fituar dy medalje në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në kryeqytetin rus, Moskë.
Calja garoi dje (e marte) në kategorinë deri në 73 kilogramë duke e fituar fillimisht medaljen e argjendtë në stilin shtytje, shkruan FrontOnline.
Kurse, në dygarësh, sportisti shqiptar fitoi medaljen e bronztë.
“Në mes të Moskës dolëm kokëlartë dhe krenarë duke dridhur një Evropë të tërë. Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses më se të merituar. Për të pestin vit rresht vazhdojmë të sjellim medalje për Shqipërinë, pavarësisht ulje-ngritjeve”, ka shkruar Calja në rrjetet sociale.
Ditë më parë, medalje i siguroi Shqipërisë edhe peshëngritësja Evagjelia Veli, e cila mori të bronztën./FrontOnline/