×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pesë vjet nga rasti i parë i vd*ekjes me Corona

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020 u regjistrua vdekja e parë në botë nga koronavirusi SARS-CoV-2 në Wuhan të Kinës.

    Që atëherë, Covid-19 ka marrë zyrtarisht më shumë se shtatë milionë jetë në një marshim të pandërprerë në të gjithë botën.

    Pesë vjet pas shpërthimit të pandemisë së koronës, ekspertët pyesin veten se sa mirë është përgatitur bota për pandemitë e ardhshme.

    Vlerësimi i OBSH-së

    I pyetur nëse bota tani është më e përgatitur për pandemitë, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi në dhjetor: “Përgjigja është po dhe jo”. Bota ende duhet të përballet me “disa dobësi dhe tendenca dobësie”. Nga ana tjetër, komuniteti botëror ka nxjerrë shumë “mësime të dhimbshme” dhe “ka marrë masa të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen e tij kundër epidemive dhe pandemive të ardhshme”, ka theksuar kreu i OBSH.

    Sipas Maria Van Kerkhove, drejtuese e Departamentit të Përballimit të Epidemisë dhe Pandemisë së OBSH-së, është vetëm çështje kohe para se bota të kërcënohet nga pandemia e ardhshme. Si rezultat i përvojave nga pandemia e Coronës dhe epidemia e rëndë e gripit në vitin 2009, “shumë gjëra janë përmirësuar”, por bota mbetet e përgatitur në mënyrë të pamjaftueshme për një “shpërthim masiv” të një sëmundjeje infektive ose një pandemie të re, është e mendimit Van Kerkhove.

    Edhe Paneli i Pavarur për Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemive, i mbledhur nga OBSH, vjen në një përfundim shumë të ngjashëm: Ndër të tjera, ai kritikon faktin se ka ende pabarazi në mbarë botën në aksesin ndaj vaksinave dhe ilaçeve.

    Epidemiologia amerikane Meg Scheffer është gjithashtu skeptike: “Të jem e sinqertë, jo, nuk mendoj se jemi më të përgatitur sesa ishim me Covid-in”. Autoritetet shëndetësore në mbarë botën ende nuk janë në gjendje të mbledhin dhe shkëmbejnë me shpejtësi informacione rreth patogjenëve të rinj. /DW dhe AFP

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Sara nuk është tërhequr nga ajo që i ka thënë Gresës ditë...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të nis fushatën zgjedhore në ora 17:00 në Pallat të Rinisë. Mbrëmë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,...
    Lajme11 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.2025, në orët e pas ditës në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ,...
    Lajme11 Janar 2025
    Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë. Në një postim në Facebook,...
    Lajme11 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatët e tjerë për Kuvendin e Kosovës, zhvilluan...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të sportistit ferizajas, Florim Xhabirit. Aliu i ka shprehur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.