Përkundër se Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA para pesë vitesh, klubet kosovare duket se ende nuk janë duke pasur problem me profesionalizëm.
Kur jemi në afatin kalimtar veror, shumë klube kosovare po vazhdojnë të përforcohen para edicionit të ri, shkruan FrontOnline.
Aktive në këtë drejtim është edhe klubi i sapoinkuadruar në elitë, Malisheva.
Sot, Malisheva ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e Gentijan Binishit.
Megjithatë, prezantimi i futbollistit është bërë në mënyrën më amatore të mundshme.
Në fotografinë e mëposhtme, shihet se Binishi është prezantuar në një kafene nga zyrtari i klubit.
Sikur të mos mjaftonte kjo, zyrtari i klubit shihet me veshje aspak zyrtare, derisa ka mbathur edhe papuqe./FrontOnline/
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=646505999625241&id=100027975414657&__cft__[0]=AZWzM6oZ4kTg5sYQrC8WR08MVcbckR13u0a1I3J-g6Rhpc1D2YOGSK2mHkpjxHS1wZYIHqABucXxR_Ymyv8IAMwj9yKpSnQVNwLn_yD4qkAboQhIjxIBBIy5TtlPII6YtVcEItKK7JlkSS-cKBZWhvB3&__tn__=%2CO%2CP-R