Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që nga pranimi i Kosovës në instancat më të larta të futbollit, UEFA dhe FIFA.
Pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, shumë shpejt erdhi edhe fitorja e parë e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Fitorja e parë e Kosovës pas pranimit në këto dy instuticione u shënua më 3 qershor të vitit 2016, apo saktësisht pesë vjet më parë.
Kosova që aso kohe drejtohej nga përzgjedhësi Albert Bunjaki kishte mposhtur Ishujt Faroe me rezultat të pastër, 2:0.
Golat për Kosovën i kishin shënuar Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashani./FrontOnline/
https://www.facebook.com/FFKKosova/posts/3833125583482805?__cft__[0]=AZUcgmgSSY5qNljq9XaRQ2vkoGvUcvItLr2I8wdpkQi_tRG2-Nx2NtfHJjwHfddLTKrk5MDpwPue41vlko3h7jHXfo8BPecaG_DSckHyecwYYpu6XIme_–WMkc_CoSHu0bB3XN749869c4i-d2Vzaiw&__tn__=%2CO%2CP-R