Sot, pesë vjet më parë, Kombëtarja e Shqipërisë po merrte pjesë në Kampionatin Evropian “Euro 2016”.
Ishte hera e parë që kuqezinjtë po merrnin pjesë në një kompeticion madhor, shkruan FrontOnline.
Saktësisht, sot, pesë vjet më parë, Shqipëria që aso kohe drejtohej nga Gianni De Biasi e regjistroi fitoren e parë në evropian.
Goli i Armando Sadikut ia dhuroi fitoren Shqipërisë 1:0 ndaj Rumanisë.
Këtë moment historik për Shqipërinë e ka kujtuar edhe faqja e UEFA-së, e cila ka shkruar:
“Shqipëria mposht Rumaninë. Armando Sadiku e shënoi golin e parë të Shqipërisë në evropian në këtë ditë në vitin 2016”./FrontOnline/
https://www.facebook.com/EURO2020/videos/942458583208633