Fansat e këngëtarit legjendar Prince u mblodhën në Paisley Park në Chanhassen në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij për të bërë nderimet e tyre. Familja fajëson mjekun për vdekjen e Princit, dhe ata kanë ngritur një padi në gjykatë Trashëgimtarët e Princit legjendar janë duke hedhur në gjyq farmacinë dhe spitalin, duke pretenduar se ata mund të kishin parandaluar vdekjen e tij.
Rreth 1400 prej tyre u paraqitën duke blerë bileta për të kujtuar muzikantin në një ditë të veçantë. Pas vdekjes së Princit në 21 Prill 2016, në moshën 57 vjeç, shtëpia e tij dhe studioja e muzikës u kthyen në një muze ku vijnë tifozët e tij nga e gjithë bota.
Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Prince Rogers Nelson, vdiq në 21 Prill 2016 dhe trupi i tij i pajetë u gjet në një ashensor në studion e tij. U deshën pesë vjet për të gjetur shkakun e vdekjes, dhe ishte një dozë fatale e fentalnin në gjak. Është një ilaç kundër dhimbjeve të fuqishme. Gjashtë ditë para vdekjes së Princit, ai gati se mbidozoi, por më pas mjekët arritën t’i shpëtonin jetën.
Muzikanti ka luftuar me varësinë për vite me radhë dhe kishte probleme shëndetësore dhe pasi ai ndërroi jetë, një pjesë e mediave të huaja pretenduan se ai vuante nga AIDS. Kjo nuk u provua kurrë, por burime të afërta me Princin thanë se ai u mor me sëmundjen në vitet 1990 dhe nuk donte të kurohej sepse ishte Dëshmitar i Jehovait./FrontOnline/