Sot, pesë vite më parë, xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili është mbajtur në Kazan të Rusisë.
Kelmendi kishte mposhtur në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u stolisur më pas me medaljen e artë në Kampionatin Evropian, raporton FrontOnline.
Pas stolisjes me medaljen e artë të Kelmendit, ushtria ruse kishte nderuar flamurin dhe himnin e Kosovës.
Ndryshe, Kelmendi ishte bërë kampione e Evropës për herë të dytë aso kohe.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5386497101422285?__cft__[0]=AZVd-zPns2COB1PRY6dRSzsrELIwWQSZW5-CoobT4ol0idJWuNqKvokDwJJDPBlbzCmvXSC2GAYmiWZ2B_P6wgNiXRG0ItdWndFdiE-0Difu8mlH_PpOlTsL6y3nGv-YDZXGBPVys0yKFmccrpvrImTwaYfTG4_KCaUo6fmdGhFF8u_UyZFCBDj6A1CsKB1-bY0&__tn__=%2CO%2CP-R