Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës, në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”.
“Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndëkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti