×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë rregullat që ndihmojnë për vaksinimin kundër Covid-19

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Ekzistojnë 5 rregulla që përmirësojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj vaksinave, që është e dobishme t’i ndiqni ato për vaksinën anti-covid.

    Ndryshimi i disa sjelljeve mund të ndihmojë sistemin tonë imunitar t’i përgjigjet më mirë vaksinës anti-covid:. Kjo është ajo që pretendojnë disa studime, të kryera, por është e rëndësishme të theksohet se për llojet e tjera të vaksinave, diskutohet në detaje në një artikull të botuar në “NeëScientist”.

    Është e vërtetë që faktorë të tillë si mosha, apo gjinia nuk varen nga ne dhe nuk mund të kontrollohen, por ekzistojnë pesë aspekte të jetës sonë të përditshme të cilave mund t’u kushtojmë vëmendje përpara se të marrim vaksinën anti-Covid.

    Nuk duhet të jemi të stresuar – Sipas ekspertëve, arsyeja pse stresi do të ndikonte në vaksinimin qëndron në praninë e dy hormoneve, adrenalinës dhe kortizolit, të cilat shkaktojnë një rritje të rrahjeve të zemrës dhe pengojnë funksionet e tretjes dhe imunitetit. Trupi ynë është plotësisht i përkushtuar për të luftuar stresin dhe nuk harxhon burime që tretin ose luftojnë një virus. Personat që preken nga stresi kronik janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj këtyre dy hormoneve dhe qelizat imune nuk reagojnë më siç duhet.

    Kur marrim vaksinën duhet të jemi të shplodhur – Gjatë të ashtuquajturit “gjumë të thellë” truri ynë rregullon kujtimet afatgjata dhe pastron mendjen nga toksinat e grumbulluara gjatë ditës, duke ndihmuar gjithashtu sistemin imunitar. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të flesh mirë para se të marrësh një dozë vaksine, në veçanti dy ditët e mëparshme. “Orët e gjumit në dy netët para vaksinimit janë treguesi më i mirë i përgjigjes imune që do të ndodhë në muajt në vijim”, shpjegon Aric Prather i Universitetit të Kalifornisë, San Francisco.

    Vetmia është armiku i vaksinës – Prej kohësh shkencëtarët e kanë lidhur vetminë me një përgjigje më të ulët imune ndaj vaksinimit. Të kesh një jetë shoqërore ose të jetosh me dikë do të lidhej me një përgjigje më të mirë ndaj vaksinave. Në këtë moment historik, shoqëria është gjëja e parë që sakrifikohet, por ekspertët këshillojnë të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur, të izoloheni, duke përfituar edhe nga takimet virtuale me miqtë dhe familjen. “Ndjenja e përkrahjes nga të tjerët jo vetëm që ul nivelet e stresit, por gjithashtu përmirëson gjumin, të dyja këto janë të rëndësishme për vaksinimin e suksesshëm”, thotë Sarah Pressman nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine.

    Jo alkool para vaksinës – Sipas OBSH-së studimet tregojnë se konsumimi i dozave të larta të alkoolit ka një ndikim i qartë negativ në përgjigjen imune. Ajo që ende nuk është e qartë për studiuesit është që edhe konsumi i moderuar mund të ketë efekte negative. Disa studime duket se vërtetojnë të kundërtën, por ka nga ata që ende këshillojnë mos pirjen e tij, si Alexander Gintsburg, zhvilluesi i vaksinës Sputnik V, i cili rekomandon për të mos pirë për tri ditë pas vaksinimit, ose Anna Popova e Shërbimit Federal Rus për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies Njerëzore, e cila zgjat rekomandimin për dy javë para dhe tre javë pas inokulimit.

    Merruni me sport para dhe pas vaksinës – Ushtrimet ndihmojnë përgjigjen imune, një mënyrë jetese aktive do të kishte përfitime edhe më të mëdha për njerëzit e moshuar, sistemi imunitar i të cilëve është më i dobët se i të rinjve. Disa studime kanë treguar që ushtrimet para injeksionit dhe të pasurit e një stili jetese aktive do të përmirësonin përgjigjen imune. Lëvizja pas vaksinimit do të ndihmonte gjithashtu në kundërveprimin e ndjenjë së rraskapitjes, një efekt anësor i zakonshëm i vaksinave anti-covid./A2CNN/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.