Pesë person kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”.