Pesë persona janë rrahur mes vete në Komoran.
Policia njofton se si pasojë e rrahjes, personat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Komoran, Gllogoc 05.12.2022 – 21:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti pesë të dyshuar meshkuj kosovar ku si pasojë, të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretmanë mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë/