Të paktën pesë ndihmës të zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Marc Short, shefi i stafit dhe ndihmësit e afërt Zach Bauer dhe Martu Obst janë në mesin e të infketuarve, raporton CNN
Zëvendëspresidenti dhe bashkëshortja e tij janë testuar negativë për Covid-19 dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas një njoftimi të administratës amerikane, thuhej se zëvendëspresidenti do të vazhdojë me orarin e tij të përcaktuar.
Shtetet e Bashkuara kanë thyer rekordin ditor të rasteve kur të premten janë konfirmuar 84 mijë raste të reja.
Ngritja e rasteve ka nisur pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.