×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pesë Ministri të Qeverisë “Kurti” e kalojnë çerekun e vitit me 0% shpenzime kapitale

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Pesë dikastere të Qeverisë Kurti nuk kanë arritur asnjë rezultat sa i përket investimeve kapitale, në tre mujorin e parë të këtij viti.

    Në raportin financiar për periudhën tre mujore 1 janar-31 mars 2023, figurojnë pesë ministri të cilat kanë pasur 0% shpenzime në investime kapitale, shkruan Front Online.

    Kjo do të thotë që asnjëra nga to nuk kanë realizuat asnjë projekt.

    Bëhet fjalë për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve e cila udhëhiqet nga Hekuran Murati, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më në krye Faton, Pecin, ajo e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga Rozeta Hajdari, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal që udhëhiqet nga Elbert Krasniqi dhe Ministria e Drejtësisë që ka në krye Albulena Haxhiun.

    E vetëm me nga 1% shpenzime në investime kapitale janë Ministria e Shëndetësisë e Arben Vitisë, dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që udhëhiqet nga Hajrullah Çeku.

    Po ashtu janë vetëm dy ministri që kanë shpenzuar vetëm nga 2% mjete në investime kapitale.

    Ministria për Komunitet dhe Kthim që udhëhiqet nga Nenad Rashiq dhe Ministria e Ekonomisë nga Artane Rizvanolli.

    4% shpenzime për investime kapitale për tre muaj ka pasur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nën udhëheqjen e Arbërie Nagavcit dhe 5% Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që në krye ka ministrin Liburn Aliun.

    Pak më mirë me vetëm 2% më shumë, pra 7% qëndron Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, dhe 9% Ministria e Mbrojtjes nga Armend Mehaj.

    Primatin e të gjitha ministrive për shpenzime kapitale e ka Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila për tre muaj ka shpenzuar 59% të buxhetit në investime kapitale.

    Për përqindjen e ulët të shpenzimeve në investime kapitale për Front Online, ka folur ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

    Ai ka thënë se tre mujoriti parë gjithmonë është më i dobët dhe këtë e thotë për disa arsye.

    “Tre mujori i parë gjithmonë është më i dobët në lëmin e investimeve kapitale sepse buxheti fillon me 1 janar, dhe organizatat buxhetore nuk janë të përgatitura që t’ia nisin punës menjëherë me këtë datë sepse i kanë disa procedura që kërkojnë kohë prej miratimit të buxhetit dhe e dyta është sezoni i dimrit sepse nëse janë punët që duhet të kryhen jashtë nuk ka mundësi me u kry”, u shpreh Shatri, për Front Online.

    Por, pavarësisht kësaj, thotë se është shqetësuese niveli i aktivitetit.

    “Por, është shqetësuese sepse niveli i aktivitetit në këtë tre mujor ka qenë shumë i ulët dhe si duket është vazhdimësi e dinamikës të investimeve kapitale të dy viteve paraprake, pra vazhdimësi e aktivitetit të dobët investiv, është vazhdimësi e asaj periudhe”, ka thënë ai.

    Shatri, ka deklaruar se pret që në muajt e ardhshëm kjo qeveri të punojë më shumë në këtë aspekt, pasi që ka hyrë në vitin e tretë të Qeverisjes.

    “Po shpresojmë që në muajt e ardhshëm të kfillen pak, është viti i tretët i qeverisjes dhe tash më nuk mund t’i shajnë qeverisjet paraprake dhe shpresoj që të kenë bë përvojë sepse nuk kanë pas e ia fillojnë ndonjë pune”, ka shtuar ish-ministri Haki Shatri.

     

    Zyra e Presidentit 80% shpenzime në investime kapitale për tre muaj, Kuvendi 0%

    Hiq më mirë se pesë ministritë nuk qëndron as Kuvendi i Kosovës.

    Edhe ky i fundit, për tre muaj sipas raportit financiar ka pasur 0% shpenzime në investime kapitale.

    Por, ndryshe nga Kuvendi qëndron Zyra e Presidentit.

    Për tre muaj, Zyra e Presidentit ka shpenzuar buxhet prej 80% në investime kapitale./Front Online

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.