-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë mësimdhënës infektohen me COVID-19, shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan kalon në mësim online

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Pas rritjes rekorde të rasteve me coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka mbajtur takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës.

    Ministri Armend Zemaj pas takimit në një postim në Facebook bëri të ditur se pas rritjes rekorde të rasteve me coronavirus, do të vazhdojnë me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.

    Telegrafi ka mësuar vendimin lidhur me komunën e Deçanit.

    Në këtë qytet, shkolla fillore e mesme e ultë “Lidhja e Prizrenit” nga skenari A, kalon në skenarin C (mësim online).

    Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se “duke pasur parasysh rekomandimet e IKSHPK-së dhe hulumtimin dhe mbikëqyrjen aktive të situatës epidemiologjike, SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Komunën e Deçanit ka rreth 970 nxënës dhe 74 mësimdhënës/ staf teknik administrativë. IKSHPK ka bërë testimin e një pjese të mësimdhënësve në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit ku pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. IKSHPK ka rekomanduar që në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në komunë e Deçanit, mësimi të kaloj nga skenari “A” në skenarin “C”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19”.

    Ndryshe deri më sot në këtë komunën janë të identifikuara 303 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 190 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 101 raste janë̈ akoma aktive.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Mars 2025
    Doarsa Kica -Xhelili nga LDK ka reaguar pasi Vetëvendosje dorëzoi ankesa në PZAP duke kërkuar përsëritje të votimit me postë dhe siç...
    Lajme08 Mars 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me  rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin i ka dërguar lule për nënë...
    Lajme08 Mars 2025
    Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, sot për herë të parë u bë i mundur stentimi i arterieve karotide. Kjo arritje...
    Të tjera
    Sport08 Mars 2025
    Laura Fazliu është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria. Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura përballë e kishte japonezen So...
    Vip08 Mars 2025
    Prej ditësh, rrjeti po zien nga thashethemet se Luiz Ejlli mund të jetë prezantuesi i sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Megjithëse...
    Lajme08 Mars 2025
    Kandidatja për deputete e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas ankesës së VV-së në PZAP ku kontestohen votat e LDK-së të marra...
    Lajme08 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga Intituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në profilin e tij lidhur me ankesën që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në...
    Lajme08 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ndau një mesazh të rëndësishëm për to. Ajo thotë se “Për të gjitha gratë...
    Bota/Rajoni08 Mars 2025
    Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian ka thënë se sulmet e Rusisë gjatë natës ndaj Ukrainës tregojnë se Kremlini “nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.