×
  • Lajme
  • Lajme

    Përvetësoi ndihmat sociale, një muaj paraburgim ndaj punëtorit të Postës

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit B. M.

    Ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri në cilësinë e zyrtarit në Postën e Kosovës në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit tetor 2020, ka përvetësuar ndihmat sociale të disa personave, në vlerë prej 1,700 €.

    Me këto veprime i pandehuri B. M. dyshohet se ka kryer veprat penale “përvetësimi në detyrë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.