×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç sfidave të tjera, zjarrfikësit e Kosovës me dekada pa status juridik

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Ani pse është premtuar me vite se do të rregullohet çështja e statusit juridik të zjarrfikësve, siç duket edhe ky vit do të jetë po i njejti për ta.

    Zjarrfikësit pagat e tyre i marrin nga ana e komunave, por që me menaxhim janë nën Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

    E për këtë kërkesë të kahmotshme, Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës shprehet se çështja e statusit juridik është mjaft problematike.

    Beka deklaron se pagat e zjarrfikësve plasohen nga komunat se ku jetojnë ata.

    E këto probleme zjarrfikësit nuk po e kanë idenë se ku t’i adresojnë, pasi që sipas kryetarit, Muharrem Beka, ata vetëm po i neglizhojnë kërkesat e tyre, duke ndikuar tek zjarrfikësit.

    “Gjitha problemet që adresohen në ministri, përshembull ata po i kthejnë thotë janë kompetenca të komunës, komuna thotë nuk kemi buxhet e është obligim i ministrisë. E, kjo krejt është në dëm të zjarrfikësve dhe rezulton në shkelje të drejtave sepse me të vërtet zjarrfikësat nuk kompenzohen, si dhe ende nuk kompenzohen për ndrrime të natës, për festa, dhe jashtë orarit”, u shpreh Beka.

    Ai shton, se të gjitha problemet që i hasin zjarrfikësit ndikojnë në shëndetin dhe në koston e jetës së tyre.

    Beka thotë se një pagë prej 350 euro është e vështirë për me jetu.

    E, për këtë edhe njohësi i emergjencave njëherëshit edhe Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore dhe Politika dhe Sociale (SPRC), Tahir Ahmeti kërkon që të bëhet një zgjidhje e menjëhershme rreth statusit juridik që do të ishte e rëndësishme që t’a dijnë adresën e tyre adekuate.

    “Zgjedhja e këtij statusi duhet të bëhet një herë e përgjithmonë që, këta zjarrfikës të dinë ku e kanë adresën e saktë, pra qoftë kërkesat e tyre ku ti adresojnë, qoftë gjëra të tjera. Kjo nuk do të thotë që çështja e zjarrfikësve do të rregullohet me zgjidhjen e statusit juridik, mirëpo që është e rëndësishme që edhe ata të dinë një adresë”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

    Sipas ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, në Kosovë një zjarrfikës i mbulon 1.500 banorë në vend, e në këtë rast sipas Ahmetit, një zjarrfikës e kalon limitin e mbulimit të rasteve dhe duhet të shtohet numri i tyre.

    Ajo se ç’ka cekë njohësi i emergjencave, mungesë e kërkim shpëtimit është edhe një helikopter që do t’i dilte krah këtyne dikastereve.

    “Institucionet e Kosovës përveç institucioneve emergjente edhe Ministria e Mbrojtjes edhe Minstria e Punëve të Brendshme mund të shfrytëzonin një helikopter apo dy do të ndihmonin këto dikastere që të krynin punën e tyre më mirë”, përfundoi ai.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut, i cili dyshohet për vrasjen e ndodhur...
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Federatën Pan Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani tha se e themeluar...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat e luftës dhe theksoi progresin e Kosovës në promovimin e barazisë...
    Sport21 Shtator 2024
    Valon Berisha ishte protagonist në fitoren e LASK ndaj Grazer AK në Bundesligën e Austrisë. Mesfushoi kosovar shënoi golin e parë në...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëvendësministri  i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq, ka thënë dorëheqje nga partia “Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, që drejtohet...
    Lajme21 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri thotë se partia e tij kurrë nuk ka qenë më e fortë se në...
    Vip21 Shtator 2024
    Dua Lipa, Gwen Stefani dhe Camila Cabello vodhën shfaqjen në Festivalin e Muzikës “iHeartRadio 2024” të premten mbrëma. Ikonat e pop-it mahnitën...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka komentuar lidhur me rritjen ekonomike për të cilën pretendohet nga Qeveria Kurti. Bajrami thotë se që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.