Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nëse vazhdon mungesa e energjisë elektrike në lagjen “Bregu i Diellit” të Prishtinës, do të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë, në atë lagje dhe në “Matiqan”.
KRU ka sqaruar se për shkak të problemeve të krijuara nga palë të treta, shpeshherë vjen edhe deri te çrregullimi i sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Duke e pasë parasysh faktin e ndërprerjes së stërzgjatur të energjisë elektrike në lagjen ” Bregu i Diellit” dhe kur kihet parasysh që fabrikat e trajtimit të ujit, stacionet e nënstacionet e pompave nuk funksionojnë pa energji elektrike , në stacionin e pompave në Mirëditë jemi duke punuar/ funksionuar vetëm me gjeneratorë. Kur ndërprerja e energjisë elektrike është e tej zgjatur , atëherë kapaciteti i gjeneratorëve që kemi ne nuk i përballon mbajtjes së funksionimit të mirëfilltë të pompave, konkretisht në rezervuarin e Mirëditës”, thuhet në njoftim.