Të gjithë e dimë mirë sa e vështirë është të bësh një bark të sheshtë! Ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, pjesa e barkut nuk mjaftohet me palestër. Mënyra si kontrolloni oreksin dhe si veproni me dietën ushqimore është elementi kyç! Ka disa mënyra mjaft efikase që përmirësojnë sistemin e tretjes dhe që mund t’ju ndihmojnë të keni një bark të sheshtë më shpejt nga ç’e mendoni.
Hani ngadalë: Duke ngrënë ngadalë, nuk do të fusni aq shumë ajër në stomak dhe përtypja e mirë e ushqimeve do të bëjë që stomaku juaj të mos mbushet më shpejt se ç’duhet.
Kontrolloni porcionet: Përpiquni të hani porcione në madhësinë e grushtit të dorës suaj, në mënyrë që të mos tejkaloni masën.
Pini çaj menteje: Konsumimi i çajit të mentes relakson muskujt dhe përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.
Konsumoni më shumë kos: Ushqimet e fermentuara janë ideale për të përmirësuar problemet e tretjes, duke rezultuar kështu edhe në një bark më të sheshtë.
Eleminoni stresin: Sipas disa studimeve të reja, kur jeni të stresuar, trupi juaj nuk i tret siç duhet ushqimet./FrontOnline/