×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në pjesën e parë të muajit dhjetor, sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm në përurimin e sporteleve të digjitalizuara dhe punimeve të tjera në Klinikën e Kirurgjisë.

    Në kumtesën për media të kryeminsitrisë theksohet se aty u përfshi digjitalizimi i sporteleve në Kirurgjinë Plastike, në Kirurgjinë Torakale dhe Urologji, në Kirurgjinë Abdominale, në Kirurgjinë Vaskulare dhe Neurokirurgji.

    “Një renovim i një hapësire prej mbi 1000 metra katrorë me rreth 400 mijë euro gjithsej. Tash është bërë lehtësimi i qasjes edhe i orientimit për të gjithë pacientët. Sportelet janë të digjitalizuara dhe në të njëjtën kohë kemi krijuar për herë të parë infrastrukturë moderne me standarde ndërkombëtare për pacientët me aftësi të kufizuar”, deklaroi kryeminisrti Kurti.

    Më tej theksohet se përveç rregullimit të sporteleve, në Klinikën e Kirurgjisë është realizuar edhe rregullimi i mureve, pllafoneve dhe dyerve, instalimi i parmakëve dhe i ndriçimit të shkallëve, si dhe rregullimi i të gjitha dyerve me dalje në korridor dhe në pritore.

    Kurti u shpreh se prioriteti i qeverisë ka qenë gjithmonë të fusha e shëndetësisë, për përmirësimin e kushteve dhe kujdesit shëndetësor, por gjithashtu edhe të kushteve të dinjitetshme të punës për punëtorët shëndetësorë, meqenëse shërimi i pacientit varet edhe nga mirëqenia e doktorit e infermierit.

    Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se do të vazhdojnë edhe me investime të tjera në klinikat kirurgjike në mënyrë që pacientët të marrin shërbime sa më të mira, të ketë sa më pak infeksione intrahospitalore dhe në anën tjetër mjekët dhe infermierët të kenë kushtet sa më të mira për punë.

    “Kemi filluar me renovimin dhe transformimin e blloqeve operative në shumicën e klinikave kirurgjike këtu, kemi vazhduar me digjitalizim në një pjesë të madhe të klinikave këtu dhe këtë që po e shohim sot, është edhe hapësira jashtë klinikave për familjarë, për pacientë që të kenë një qasje dhe informacion sa më të mirë”, deklaroi ai.

    Duke i uruar të gjithëve për këtë rezultat të përbashkët, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë personelin shëndetësor dhe Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdarin, për siç tha, punën pa kursim në mënyrë profesionale e cilësore që shpëtojnë pa numër jetë.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Prill 2025
    Në një vendpunishte ne lagjen “Velania” në Prishtinë është shembur dheu. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zv. Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed...
    Lajme06 Prill 2025
    Disa serbë janë ndalur për të bërë fotografi para objektit të burgut të Gjykatës Speciale në Hagë, në të cilin ish-krerë të...
    Lajme06 Prill 2025
    Sot janë bërë 36 vite që nga vrasja mizore e profesorit atdhetar dhe patriot, Xhemajli Berisha, i njohur edhe si profesor Xhema....
    Të tjera
    Lajme06 Prill 2025
    Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët ndër shekuj, deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, janë mbajtur fort për njëri-tjetrin dhe për flamurin,...
    Lajme06 Prill 2025
    Një person humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, si pasojë e shembjes së dheut që ndodhi në një vendpunishte në lagjen...
    Lajme06 Prill 2025
    Mot krejt ndryshe ishte dje, por sot që nga mëngjesi në Prishtinë reshjet e borës nuk janë ndalur. Situatë e njëjtë është...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Fillimisht shok pas vendimeve të Trump, tani po zgjohet protesta kundër presidentit amerikan Trump e këshilltarit, Elon Musk. Dhjetëra mijëra vetë dolën...
    Lajme06 Prill 2025
    Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se vendimet e shpeshta dhe të...
    Sport06 Prill 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 28-të, xhiroja e fundit e garave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.