×
  • Lajme
  • Lajme

    Perspektiva evropiane e Ballkanit, tema kryesore në Samitin Brdo-Brioni

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor, është mesazhi i përbashkët i presidentëve të shteteve të rajonit nga Samiti Brdo-Brioni, që po mbahet të martën në Tivat të Malit të Zi.

    Nikoqiri i takimit, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë në një konferencë për media se stabiliteti afatgjatë i rajonit nënkupton edhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

    “Me një rend botëror të lëkundur, dhe me rritjen e paqëndrueshmërisë globale, liderët e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm për momentin politik dhe dritaren e re të BE-së, sa i përket zgjerimit. Jemi të gatshëm të shfrytëzojmë këtë mundësi edhe më fuqishëm”, ka thënë Milatoviq.
    Pritjet e tij janë që përparimi i Malit të Zi drejt bllokut evropian, të jetë shtysë edhe për vendet e rajonit.

    “BE-ja nuk është vetëm një nevojë dhe një qëllim i deklaruar, por edhe një imperativ gjeopolitik dhe moral.”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi që udhëheq ajo vazhdon të jetë i përkushtuar për bashkëpunim rajonal, “të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithë përfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”.

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se vlera e Samitit Brdo-Brioni “qëndron në faktin që në këto takime komunikojnë disa vende që nuk e kanë njohur njëra-tjetrën”.

    Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

    Milanoviq ka thënë se detyra e Kroacisë dhe Sllovenisë është që t’i inkurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos heqin dorë nga rruga e tyre drejt anëtarësimit në BE.

    “Ekziston inercia dhe dobësia e BE-së në konkurrencën globale me lojtarë më të fuqishëm dhe të paskrupullt. Në njërën anë janë Shtetet e Bashkuara, tjetrën shtetet e BRICS-it, pra Rusia, Kina, India… ato që nuk na duan”.

    Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka thënë se Sllovenia dhe Kroacia mbështesin intensivisht procesin e integrimit evropian.

    “Mali i Zi ka bërë më shumë përparim dhe ka perspektivën më të mirë për t’u anëtarësuar së shpejti në BE”, ka thënë ajo, raporton REL.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka marrë pjesë në seancën planare të samitit, por u është bashkuar më vonë pjesëmarrësve.

    Tema e Samitit në Tivat është përmirësimi i bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian.

    Procesi Brdo-Brioni është një nismë slloveno-kroate, e iniciuar në vitin 2010, me qëllim forcimin e besimit dhe ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.