Gazeta Express mëson se personi që vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm është 36 vjeçar, ndërsa drejtuesi i automjetit është i lindur në vitin 1995, ky i fundit ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet në trajtim mjekësor në QKUK.
Shkaqet e vetaksidentit nuk janë bërë të ditura ende, përderisa në media janë publikuar pamjet, ku shihet vetura tejet e dëmtuar.
Lajmin për vdekjen e pasagjerit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje.
Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lendime të rënda trupore dhe është derguar në QKUK”, tha Hoxha