×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që kërcënoi Ramush Haradinaj shpallet fajtor

    FrontOnline
    13 Shtator 2019

    Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 muaj burg të akuzuarin për veprat penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Bledar Elshani.

    Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, pasi që i akuzuari një ditë më parë e kishte pranuar fajësinë për këto vepra penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, ai është dënuar me 18 muaj burg, derisa për armëmbajtje pa leje është dënuar me katër muaj burg, kurse më pas ndaj tij është shqiptuar dënimi unik në kohëzgjatje prej 20 muajsh burgim.

    Në këtë dënim atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 11 janari i vitit 2019, e cila masë i është vazhduar deri kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

    Gjithashtu, është konfiskuar edhe një telefon “Iphone 6”, një thikë, si dhe një USB.

    Tashmë i dënuari, është obliguar të paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe paushallin gjyqësor në shumë prej 100 euro.

    Në seancën e mbajtur një ditë më parë, i akuzuari Bledar Elshani, e ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat se ka postuar fotografi me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe se ka bërë propagandë për organizatën terroriste ISIS.

    Pasi prokurori special Afri Shefkiu, e kishte lexuar edhe njëherë aktakuzën dhe pasi i akuzuari ishte konsultuar me mbrojtësin e tij sipas detyrës zyrtare, avokatin Isak Hoxha, ai kishte deklaruar se kishte vendosur të pranojë fajësinë dhe se pendohet thellë për të dy veprat penale.

    Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 10 korrik 2019, i akuzuari Elshani kishte mohuar kryerjen e veprave penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Bledar Elshani, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit 2019, si administrator i një kanali në rrjetet sociale, me anë të fotografive dhe video – incizimeve ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit në botë në krijimin e “Shtetit Islamik”.

    Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri Bledar Elshani, më 23 gusht 2018, përmes po të njëjtit kanal ka postuar foton e animuar me mbishkrim: “Melodia e parapëlqyer e Muxhahidit është zëri i qafirit gjatë heqjes së kokës”, dhe më 10 janar 2019, përmes kanalit të njëjtë ka postuar foto me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me mbishkrim “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar e ku në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste “ISIS”.

    Me këto veprime, sipas prokurorisë, Elshani, ka kryer veprën penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 141 të KPRK-së.

    Gjithashtu, ai akuzohet se më 11 janar 2019, në Drenas, në vend publik me rastin e ndaljes dhe kontrollimit nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Prishtinë, është vërtetuar se i njëjti në kundërshtim me nenin 2 nën paragrafi 1.24 të Ligjit për Armët në Kosovë, ka mbajt dhe bartur në trup një armë të ftohtë – thikë luftarake e përshtatshme për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe e njëjta i është sekuestruar.

    Me këto veprime Elshani, akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Ndryshe, kallëzimi penal kundër të pandehurit Bledar Elshanit ishte ngritur nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës.

    Sipas kallëzimit penal, e gjithë kjo ka ndodhur me qëllim të frikësimit serioz të popullatës apo që seriozisht të destabilizojë strukturat themelore politike e Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë, kishte bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ku i ishte sekuestruar një “Iphone 6”, pasi që i ishte gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë.

    Pas kësaj, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 janar të këtij viti, personit në fjalë i kishte caktuar masën e paraburgimit./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.