Mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë kanë vdekur në krye të detyrës gjatë pandemisë COVID-19.
Në nderim të tyre, është bërë prezantimi i pullës postare.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit.
Gjithashtu mirënjohje u janë ndarë mjekëve dhe infermierëve që ishin prezentë.