Pulmologu Flamur Marku, ka treguar për Front Online se gjendjen me pandeminë, po e vështirëson edhe ndotja e ajrit në vend.
Sipas tij, te personat me probleme kronike të mushkërive, është përkeqësuar edhe më shumë gjendja gjatë kësaj kohe, kur edhe është rritur niveli i ndotjes së ajrit.
“Te personat me probleme kronike të mushkërive gjendja është përkeqësuar në këtë kohë. Ndërsa në rastin kur ata janë të prekur edhe nga virusi, kemi një gjendje edhe më të rënduar të tyre, në krahasim me personat që nuk kanë probleme të tilla kronike”, ka deklaruar ai për Front Online.