×
  • Lajme
  • Lajme

    Personat që regjistrohen si votues jashtë vendit hiqen nga lista votuese në Kosovë

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    Ka mbetur vetëm edhe pak që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dal me raportin e detajuar për sa i përket periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bën të ditur  se të gjithë ata që janë regjistruar me sukses si votues jashtë Kosovës do të largohen nga lista e votuesve në Kosovë.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përpilojë listën e votuesve jashtë Kosovës, e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe duhet që këta emra t’i largojë nga lista votuese, e cila shpërndahet në vendvotime nëpër Kosovë, në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt”, thotë ai.

    Ai thekson se në një afat shumë të shkurtër do të dalin edhe me raportin e detajuar për votuesit jashtë vendit.

    “KQZ, respektivisht shërbimi votues gjatë këtij vikendi do të hartojë një raport të detajuar sa i përket periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Në këtë raport do të kemi të qartë sesa është numri i qytetarëve të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sesa prej tyre janë refuzuar për shkak që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara me ligj”, shton ai.

    Sa i përket periudhës së votimit përmes postës, Elezi bën të ditur se do të realizohet në një afat kohor prej 10 ditësh, gjegjësisht nga data 2 shkurt deri më 12 shkurt.

    “Të gjithë ata qytetarë, të cilët do të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit do të munden të votojnë përmes postës nga data 2 shkurt. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, e ka precizuar që fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së para ditës së zgjedhjeve. Pra, periudha e votimit përmes postës zhvillohet nga data 2 deri më datën 12 shkurt”, bën të ditur ai.

    Ndërkaq në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të premten, kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se janë mbi 174 mijë aplikues përmes e-mailit për zgjedhjet e 14 shkurtit, proces i cili është pritur të përfundonte dje. Teksa ka shtuar se këto të dhëna janë preliminare dhe numri mund të ndryshojë meqë ka raste kur përmes një e-maili janë dërguar shumë aplikacione./FrontOnline/

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shfaqje e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT Te Fidanit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.