Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur pas mesnatës në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një grabitje që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se personat e dyshuar kanë arritur të marrin dokumente dhe para.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që të kryejn një grabitje në një kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para)”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar./FrontOnline/