×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përshkallëzohet situata në Etiopi, qëllohen me raketa aeroportet

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Forcat në rajonin verior Tigray të Etiopisë kanë qëlluar me raketa në aeroportet në një shtet fqinj, ndërsa konflikti i tyre me qeverinë po rritet.

    Fronti Çlirimtar i Popullit të Tigray (TPLF), i cili kontrollon Tigray, tha se kishte shënjestruar dy vendet në shtetin Amhara dhe paralajmëroi për sulme të mëtejshme.

    Tensioni midis qeverisë së Etiopisë dhe TPLF janë përshkallëzuar në përleshje ushtarake në muajin e kaluar.

    Amnesty International ka thënë gjatë javës se dhjetëra persona janë “masakruar” në rajonin Tigray të Etiopisë dhe dëshmitarët kanë fajësuar për këto vrasje, forcat që mbështeten nga një parti lokale që është në pushtet, që po luftojnë me qeverinë federale.

    Kryeministri Abiy Ahmed ka akuzuar forcat besnike ndaj udhëheqësve të Tigray për kryerjen e vrasjeve masive, ndërsa TPLF ka mohuar përfshirjen.

    Abiy urdhëroi një operacion ushtarak kundër TPLF në fillim të këtij muaji pasi ai i akuzoi ata për sulmimin e një kampi ushtarak. Që nga ajo kohë ka pasur një numër përplasjesh dhe sulmesh ajrore në rajon.

    Luftimet kanë detyruar të paktën 17,000 civilë të kalojnë kufirin me Sudanin, sipas Kombeve të Bashkuara.

    Marrja e informacionit të verifikuar në mënyrë të pavarur në lidhje me situatën në Tigray është e vështirë, sepse linjat telefonike dhe shërbimet e internetit janë të prishura.

    TPLF dominoi jetën ushtarake dhe politike të Etiopisë për dekada me radhë para se Abiy të merrte detyrën më 2018 dhe të fillonte një program të reformave.

    Vitin e kaluar, Abiy shpërndau koalicionin qeverisës, të përbërë nga disa parti rajonale me bazë etnike dhe i bashkoi ato në një parti të vetme, kombëtare, Partinë e Prosperitetit, por, TPLF nuk pranoi të bashkohej. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Dy adoleshentë janë përleshur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Sipas Top Channel, një 14-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot në Kuvend, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025, se bonusi i fundvitit për pensionistët do të...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    KFOR-i ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq. Ushtarët nga Latvia janë parë me armë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se zëvendësi i tij, Ivan Stoilkoviq, i cili e konsideron Kosovën “djep të Serbisë”...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka...
    Vip18 Nëntor 2024
    Gresa ka triumfuar në Sfidën e Kapitenit të organizuar nga Heb’s teksa patën lojën ‘Burrec mos u zemëro’. Kësisoj, ajo me të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se në vend se arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut ta...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Policia në Han të Elezit ka arrestuar një 40-vkeçar i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore e Prishtinës. 40-vjeçari po kërkohej për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.