Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Meda, çdo verë e ka të mbushur me evente muzikore ku i frekuentojnë shumë njerëz.
Por, siç po duket, disa nga këto evente këngëtari duhet t’i anulojë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Meda me një video të publikuar në Instagram.
Këngëtari fillon të urojë festën e Kurban Bajramit fansave, dhe vazhdon të tregojë se për arsyje personale shëndetësore nuk mund të jetë prezent në disa festa.
Fansat i urojnë shërim të shpejtë këngëtarit, e Meda pret që të gjitha mbrëmjet do të zëvendësohen.