Prishtina ka arritur të marr fitore ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 3:1.
Kjo fitore e ngjit pozitën në vendin e parë me 69 pikë, një më shumë se Drita dhe dy më shumë se sa Ballkani.
Por ajo që ra në sy sot ishte se të dy skuadrat u udhëhoqën nga ndihmëstrajnerët. Te Llapi ishte Sunaj Keçi, ndërsa te Prishtina ishte Debatik Curri.
Kjo pasi që të dy trajnerët Tahir Batatina dhe Zekirja Ramadani kishin mbushur numrin e kartonëve, nga katër.
Edhe pas ndeshjes ishin ndihmësit që u prononcuan për media./Olle/