×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Përse Kinoa është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Nëse nuk e dini se çfarë është kinoa atëherë jeni në artikullin e duhur.

    E për të gjithë ju që e njihni, do t’ju tregojmë se sa shumë vlera ka dhe sa e domosdoshme është për shëndet të mirë.

    Ky është një ushqim i lashtë i kultivuar fillimisht në Amerikën Jugore, por ka vetëm disa vite që është bërë i njohur.

    Ka jo më shumë se 2 vite që është futur masivisht në tregun Shqiptar dhe recetat me këtë farë janë nga më të shumëllojshmet.

    Mund ta gjeni kudo, në çdo supermarket të paketuar me mbishkrimin quinoa dhe që shqiptohet kinoa.

    Çfarë është Kinoa?

    Kinoa është një farë që vjen nga bima e Chenopodium dhe megjithëse është një farë nuk futet tek familja e drithërave.

    Megjithatë kjo farë është shumë e ngjashme në  vlera ushqyese dhe konsumohet e gatuhet thuajse në të njëjtën mënyrë.

    Ka një origjinë 7000 vjeçare dhe qytetërimet e lashta e konsideronin si një nga bimët më të vlefshme.

    Ka vetëm disa vite që është masive për konsum në të gjithë botën, për shkak të këtyre vlerave të jashtëzakonshme që mbart.

    Viti 2013 u konsiderua si “Viti Ndërkombëtar i Kinoas” nga OKB për shkak të vlerave dhe potencialit që kjo bimë mbart si për organizmin ashtu edhe për të luftuar urinë në botë.

    Llojet e saj

    Ka më shumë se 300 lloje kinoash duke filluar që nga ngjyra e bardhë e deri tek e zeza.

    Gjithsesi llojet më të përhapura e më të përdorura janë e kuqja e bardha dhe e zeza.

    Të gjitha ato ruajnë vlera të veçanta dhe janë një burim shumë i mirë fibre për organizmin.

    Vlerat e Kinoas

    Kjo farë është shumë ushqyese pasi është një burim shumë i madh i  vitaminave, mineraleve, fibrave dhe nuk përmban yndyrna.

    Në vetëm 180 gramë kinoa ju do të gjeni këto vlera të rekomanduara ditore;

    50% të magnezit

    28% të fosforit

    19% folate

    15% hekur

    13% zink

    11% Vitaminë B

    Ka vetëm 200 kalori dhe rreth 8 gramë proteina në një sasi kaq të vogël.

    Njihet si një burim i mirë fibre që ju mban të ngopur gjatë e në mënyrë të shëndetshme.

    Flavonoidët, acidi felonik dhe bëtacianinët janë disa nga antioksidantët të cilët kjo bimë i përmban me shumicë.

    Rregullon nivelet e sheqerit në gjak

    Studime të shumta kanë treguar se kinoa është një kurë natyrale edhe kundër sëmundjes së diabetit.

    Nëse konsumoni rreth 16 gramë kinoa në ditë, keni 33% më pak mundësi të prekeni nga diabeti i tipit 2.

    Këto efekte pozitive mund të vijnë nga sasia e madhe e fibrave kjo kjo bimë përmban.

    Si ta gatuani

    Përbërësit

    200 gr kinoa

    400 ml ujë

    kripë

    vaj

    Përgatitja

    Pra se të filloni me përgatitjen e kinoas, lajeni mire me ujë të bollshëm e më pas vini në zjarr një tenxhere të mbushur me ujë.

    Sapo uji të fillojë të ziejë shtoni kionan dhe lëreni në zjarr për 20 minuta, derisa kokrrizat të fryhen.

    Shtoni kripën dhe kullojeni nga uji.

    Në fund shtoni vajin e ullirit dhe shërbejeni të ngrohtë. sipas dëshirës mund të shtoni dhe pak majdanoz sipër./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit. Bajrami, ka thënë se deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si një mandat të mbushur me...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Drone të paidentifikuar janë parë mbi tre baza të Forcave Ajrore të SHBA (USAF) në Angli gjatë gjashtë ditëve të fundit. Fluturimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Masë paraburgimi prej një muaj u është caktuar tre shtetasve malazezë lidhur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Lajmin e ka bërë ditur...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Deputetë dhe pjesëtarë të Partisë Demokratike në Shqipëri sot, më 26 nëntor, po mbajnë protestën e tyre të paralajmëruar ditë më parë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u prit me nderime nga presidenti i Senatit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.