Duket se i tejkaluan mospajtimet mes tyre.
Futbollisti Edon Zhegrova dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u panë sot të përqafuar me njëri – tjetrin.
Sot, Kombëtarja e Kosovës i zhvilluan përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit.
“Dardanët” më 12 tetor ballafaqohen me Qipron dhe më 15 tetor me Lituaninë.