Aktualisht brenda shtëpisë së Big Brother, vëllau i madh ka vendosur që banorët e Big Brother të jenë për një moment konkurentë të Përputhen.
Arjola është vendosur të udhëheq emisionin në vend të Borës, ndërsa të tjerët janë ndarë në dy grupe, djemtë dhe vajzat, fiks si në Përputhen.
Monika, Xheisara dhe Beniada e kanë nisur lojën në karriget e vajzave ndërsa nga ana e djemve janë ulur Arbri dhe dy banorët e rinj që kanë hyrë mbrëmë, Dritani dhe Eltoni.
Ata po e shijojnë këtë moment duke luajtur, ndërsa Donaldi duket pak në siklet duke pasur parasysh se ky program moderohet nga Bora Zemani.