Nesër do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat.
Para ndeshjes në fjalë, tifozët e dy skuadrave angleze janë përfshirë në një përleshje në Porto të Portugalisë, shkruan FrontOnline.
Në disa video që janë publikuar në internet, shihen tifozëritë e të dyja skuadrave duke u rrahur.
Gjithashtu, raportohet se tifozët patën përplasje edhe me policinë portugeze.
Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet nesër në “Estadio de Dragao” me fillim nga ora 21:00./FrontOnline/
https://twitter.com/olhaoquete2igo/status/1398039921282228231