Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka është përplasur me anëtarin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, në KQZ.
E gjitha ndodhi pasi anëtarët e partisë së Albin Kurtit, javën e kaluar, kanë tentuar që në emrin e tyre personal t’i drejtohen Institutit të Shëndetësisë të Publike rreth mbajtës së zgjedhjeve në Podujevë.
Daka i është drejtuar Kurteshit duke i thënë se shkresat të tilla, jashtë institucionit, duhet bërë vetëm në mënyrë zyrtare pasi votohen nga shumica e anëtarëve.
“Mënyra qysh po veproni është akuzë kriminale”, ishte kundërpërgjigjja e Kurteshit.